Dalin detaje tmerruese nga dosja e dhunimit të 11-vjeçares nga katër persona në Prishtinë (+18) - NACIONALE

Dalin detaje tmerruese nga dosja e dhunimit të 11-vjeçares nga katër persona në Prishtinë (+18)

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gazeta Express ka mësuar detaje të reja nga rasti tmerrues i dhunimit të 11-vjeçares nga katër persona në Prishtinë.

Sipas dosjes së Prokurorisë Themelore të Prishtinës, dhunimi ka ndodhur të shtunën në parkun e lagjes “Arbëria” (Dragodan) në Prishtinë, për të vazhduar më tej në një lokacion tjetër.

Tashmë dy persona janë arrestuar dhe për të cilët besohet të jenë vëllezër mes vete.

Në arrati ndodhen edhe dy persona të tjerë.

I pandehuri me incialet E. R. – i moshës 26 vjeçare – sipas Prokurorisë ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e të dëmtuarës “në atë mënyrë që të pandehurin fillimisht e kishte thirrur në telefon vëllai i tij, i mitur, pastaj i pandehuri ka shkuar me “Pickup” tek parku në lagjen “Arbëria” në Prishtinë dhe e ka marrë me veturë vëllain e tij dhe të dyshuarit Xh.S., dhe G.J., të cilët ndodhen në arrati dhe të dëmtuarën. Pastaj rrugës tek varrezat kanë zbritur i mituri dhe, dhe Zh.S., ndërsa i pandehuri së bashku me G.J., dhe të dëmtuarën janë larguar me veturë, ashtu që pas pak E.R., ka ndaluar veturën në një vend të panjohur dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të dëmtuarën. Edhe pse e ka ditë që e dëmtuara është nën 14-vjeç.”

Në këtë dosje thuhet se viktima e mitur kishte parë tre personat që kishin ardhur në Park për ta ngacmuar, ndërsa njëri prej tyre më pas kishte nisur ta prekte.

“Më pas të njëjtit, sipas viktimës, kanë vazhduar ta ndiqnin dhe njëri nga ta e ka tërhequr me një qosh dhe të dy kanë filluar t’ia heqnin rrobat. Personi me maicë të bardhë ia ka kapur duart ndërsa perosni tjetër ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. Kur e dëmtuara ka filluar të bërtasë ata ia kanë mbyllur gojën dhe marrëdhënia ka ndodhur në këmbë. E dëmtuara ka deklaruar që pasi ka përfunduar njëri marrëdhënien e ka filluar tjetri”, thuhet në vazhdimin e përshkrimit nga Prokuroria.

Lajme të ngjashme