Dajli i Isni Kilajt: Babai u arrestua mbrëmë rreth orës 23:30 - NACIONALE

Dajli i Isni Kilajt: Babai u arrestua mbrëmë rreth orës 23:30

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Tashmë është konfirmuar arrestimi i Isni Kilajt, ish-komandant i UÇK-së, nga ana e Dhomave të Specializuara të Kosovës me seli në Hagë.

Arrestimin e ka konfirmuar për gazetën Metro, edhe djali i Kilajt.

“Po e konfirmoj arrestimin e babait tim, i cili ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:30” – deklaroi shkurt djali i Isni Kilajt, Blendi Kilaj.

“Bastisjet e EULEX’it, kanë filluar qysh dje pasdite, diku rreth orës 06:30, Policia e Kosovës ka qëndruar jashtë dhe pjesëtar dhe hetues të EULEX’it, kanë qëndruar brenda në bastisje, e deri në arrestimin e babait tim që ndodhi në orët e vonshme.” – shtoi ai.

Lajme të ngjashme