Daçiqi i bindur: Kosova s’ka gjasa të anëtarësohet në INTERPOL - NACIONALE

Daçiqi i bindur: Kosova s’ka gjasa të anëtarësohet në INTERPOL

1 vit më parë

nga NACIONALE

Në prag të konferencës vjetore të INTERPOL-i, Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, pretendon se Kosova “nuk ka shans për anëtarësin” në këtë organizatë ndërkombëtare.

Në një intervistë për RTS, Daçiq tha se Kosova nuk ka shtruar kërkesë për kandidaturë, por se “as nuk përjashtohet” që ndonjë shtet aleat i vendit të mos e përfshijë në agjendën e konferencës vjetore në Glasgow.

Por, shprehet i bindur ai, “për shkak të efektivitetit të politikës së jashtme serbe këto dhjetë vitet e fundit” Kosova nuk mund të anëtarësohet në INTERPOL.

Por unë duhet të jem aty për çdo rast. Do të jem aty gjatë miratimit të rendit të ditës dhe pikës së pranimit të anëtarëve të rinj, si dhe emërimit të përfaqësuesit të Interpolit në konferencë sepse është e rëndësishme për interesat kombëtare dhe shtetërore të Serbisë”, thotë Daçiq.

Lajme të ngjashme