Daçiq thotë se është arrestuar një i dyshuar për krime lufte në '99-ën
Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë sot se është arrestuar një person nën pretendimet për krime të kryera në maj të vitit 1999 në Kosovë, kundër pjesëtarëve të Ushtrisë Jugosllave."
“Policët e Shërbimit për Zbulimin e Krimeve të Luftës të arrestuar dhe së bashku me kallëzimin penal për kryerjen e veprës penale të krimeve të luftës kundër të burgosurve, e kanë sjellë të dyshuarin F.K. (56) në Prokurorinë për Krime Lufte për pyetje dhe procedim të mëtutjeshëm”, tha Daçiq, raporton Kosova Online.