Dëmtohet busti i Anton Çettës në Ferizaj, gazetari tregon arsyen
Afrim Demiri, gazetar i njohur nga Ferizaji, ka shkruar një status, në të cilin ka dhënë një lajm teper shqetësues.
Sipas Demirit, në Ferizaj është demoluar busti i Anton Çettës, veprimtari dhe profesorit të shquar shqiptar.
Demiri ka treguar se ka marrë informacion nga Drejtoria e Kulturës në Ferizaj në lidhje me këtë ngjarje.
Ai ka shkruar se busti është demtuar nga persona të dehur gjatë natës.
“Dëmtohet busti i Anton Çettës në Ferizaj! Çdo kalimtari sot i binte në sy se busti i shkrimtarit, albanologut dhe pajtimtarit të Gjaqeve, prof. Anton Çettës mungonte, para Muzeut të qytetit.
Nga zyrtarë të DKRS-së e mora informatën se, para tre katër ditësh busti qenka dëmtuar nga disa persona të dehur gjatë natës.
Momentalisht busti qenka vendos brenda lokaleve të arkivit. Pritej që të riparohej edhe bazamenti dhe ai të kthehet në vendin, prej nga e nderon qytetin e Ferizajt.
Është i habitshëm fakti se pse nuk është bërë publik dhe nuk është dënuar ky akt i shëmtuar. Po ashtu nuk dihet nëse organet policore kanë marrë masa ndaj personave që kanë shkaktuar këtë vepër të ligë dhe pse nuk i kanë informuar qytetarët me kohë!” – ka shkruar ai.