Çudit analisti nga Shqipëria: Po shqyrtohet heqja e liberalizimit të vizave për vendet e Ballkanit Perëndimor
Rritja e numrit të emigrantëve të paligjshëm që po kalojnë nëpërmjet Shqipërisë dhe Serbisë për të kërkuar azil në BE, ka ngritur shqetësime në BE, ku dhe ka sjellur në tavolinën e bisedimeve mundësinë e pezullimit të vizave për Ballkanin Perëndimor.
Në një intervistë të dhënë për Euronews, eksperti i çështjeve ndërkombëtare, Emilio Çika, ka thënë se ky propozim është shqetësues, pasi që shkaqet që quan deri tek ky propozim, nuk janë vetëm migrantët që po kalojnë në këto territore por edhe vet edhe emigrimi i popullatës së vetë këtyre vendeve.
Sipas Çikës, lajmi për mundësinë e rikthimit të vizave për Shqipërinë është lajm i keq edhe për Kosovën.
“Ky lajm është një paralajmërim edhe për Kosovën, që nuk do të liberalizohen vizat për të. Shqipëria nuk ka procese diskutimi me BE si Serbia me Kosovën, por është në negociata për përmbushjen e kapitujve për integrimin në BE”, tha Çika.