Çudit Krasniqi: Hoxhollarët kanë nëvojë për edukim medial
Profesoi universitar, Milazim Krasniqi, ka shkruar një status për inflacionin e informacionëve në rrjetet sociale.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se informatat e tepërta edhe kur nuk janë të rreme hutojnë lexuesit.
“Në kohën tonë njerëzit kanë informata të tepërta, nga mediet e rrjetet sociale. Informatat e tepërta shkaktojnë hutim, madje edhe nëse nuk janë të rreme. Ndaj ka nevojë për këshilla, si të seleksionohen informatat, si të dallohet e vërteta nga e pavërteta”, ka shkruar Krasniqi.
Tutje, Krasniqi, e ka specifikuar shkrimin e tij, duke potencuar se prijësit fetarë janë ata, që kanë nëvojë për këtë edukim medial.
“Nga aspekti moral e human, këtë mision do të mund ta ndihmonin, krahas semioticienëve të medies, edhe përfaqësuesit e besimeve fetare, hoxhallarët e priftërinjtë. Por, nga sa shoh si ata flasin, nuk janë fare të përgatitur për atë mision. Ata shumë herë ose keqkuptohen, ose keqinterpretohen. Shumë prej tyre tashmë frikësohen të dalin në medie. Thjesht janë kompleksuar. Prandaj, një projekt i edukimit medial për ta është i domosdoshëm. E pakta, ata për veten e tyre duhet ta kuptojnë rëndësinë e medies në kohën postmoderne”, ka shkruar ai.