Çudit Bislimi, thotë se “me gjasë ka paqartësi” në BE si të largohen masat ndaj Kosovës
Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovë, ka filluar raportimin e tij në Komisionin për Integrime Evropianë të Kuvendit të Kosovës.
Në hyrje të fjalimit të tij, Bislimi ka bërë një deklaratë të çuditshme. Sipas Bislimit, ka paqartësi se si të largohen masat.
“Ne kemi përmbushur obligimet tona që burojnë nga ky dokument. Me gjasë ka paqartësi të vendeve anëtare se cili është mekanizmi për largimin e masave, por ka presion dhe frustrim edhe brenda vendeve anëtare si ka mundësi që Kosova është nën masa vetëm pse ka dërguar katër kryetarë të komunave në zyret e tyre, të cilat i kanë fituar përmes zgjedhjeve legjitime, ndërkaq Serbia nuk ka masa përkundër agresionit terrorist që ka bërë në Banjskë” – tha ai, transmeton Nacionale.