Çudi kosovare: Midis asfalti e rrafshi, pompa “Patroni” rrethohet me shiritin e gjelbër të pylltarisë
Ministria e Bujqësisë ka dërguar inspektorë për ta mbyllur pompën e derivateve “Patroni”, e cila ndodhet në hyrje të Prishtinës, përballë AKI-së. Megjithatë, një hollësi e aksionit duket e habitshme.
Për ta rrethuar objektin, inspektorët përdorën një shirit të gjelbër, në të cilin shkruhet “Inspeksioni i Pyjeve të Kosovës”.
Ky organ mund të jetë ngarkuar nga ministria për ta vendosur shiritin, por mbishkrimi në të dukej goxha ironik, duke e marrë parasysh mjedisin ku ai po vendosej – antagonizëm i pylltarisë: asfalt, rrafsh, pa pyje përreth.