Cramon për heqjen e “stikersave”: Një hap drejt realitetit ku Serbia e njeh de facto Kosovën - NACIONALE

Cramon për heqjen e “stikersave”: Një hap drejt realitetit ku Serbia e njeh de facto Kosovën

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Viola von Cramon, raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian, ka komentuar vendimin e Kosovës dhe Serbisë për të larguar “stikersat” në targat e njëra-tjetrës.

Në shkrimi ne saj, ajo e ka cilësuar këtë vendim si një hap drejt realitetit në të cilin Serbia e njeh de facto Kosovën.

“Nuk ka më ngjitëse në tabela të automjeteve kur udhëtoni nga Kosova në Serbi dhe anasjelltas. Ajo që ishte dizajnuar si masë e përkohshme tani është përfundimisht e tepërt. Një hap më shumë drejt realitetit në të cilin Serbia de facto e njeh Kosovën si shtet dhe kontribuon për paqe dhe përparim në rajon”, ka shkruar Cramon në rrjetin social “X”.

Lajme të ngjashme