Cramon gozhdon rëndë Përparim Kryeziun pasi e akuzoi për “teori konspirative”
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu në një reagim ndaj Raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka mohuar të kenë lidhje me “botët digjitalë” në Twitter të cilët kohëve të fundit kanë zhvilluar një fushatë demonizuese ndaj disa kritikëve të qeverisë kosovare e në veçanti edhe një pjesëtari të stafit të Cramon.
Kryeziu madje e ka akuzuar Cramon-in për “teori konspirative” në lidhje me këtë sistem të tërë thuajse industrial të “sharjeve” online nga profile anonime, e madje edhe të gjeneruar nga inteligjenca artificiale për të shënjestruar kritikët në një fushatë të egër demonizimi.
Por, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Viola von Cramon e cila ia rrotlloi logjikën e akuzës së Kryeziut për “teori konspirative” duke ia cituar fjalët e Zëvendës Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar për atë që me qeverinë kosovare ka problem komunikimi jo vetëm ShBA, por edhe mbarë komuniteti trans-atlantik.
“E po, fjalët e emisarit amerikan Gabriel Escoba i pash si interesante. Apo shpërndan edhe ai ‘teori konspirative’? Tingëllon e qartë si kristali”, ka shkruar Cramon teksa ka shpërndarë një citate të Escobar-it.
Well, I found the words of the US Special Envoy Gabriel Escobar interesting. Does he also spread „conspiracy theories“?
— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺🇮🇱 (@ViolavonCramon) March 13, 2024
It sounds crystal clear: https://t.co/cXrW9wrz49