Costa pas vizitës në Kosovë me mesazh për pushtetin: Partneriteti ynë vjen me përgjegjësi
Presidentin i Këshillit Europian, Antonio Costa, ka qëndruar sot në Prishtinë në kuadër të vizitës së tij në Ballkan, ai tha se Kosova ka mbështetjen e vazhdueshme të BE'së, gjithashtu kishte dhe porosi për udhëheqësit në vend, duke thënë se partneriteti me BE-në vjen me përgjegjësi.
“Sot jam në Prishtinë për të riafirmuar mbështetjen e vazhdueshme të BE-së për Kosovën.
Do të takohem me Presidentën në detyrë, Albulena Haxhiu, Kryeministrin në detyrë Albin Kurti dhe udhëheqësit e partive opozitare.
Derisa Kosova po shkon drejt zgjedhjeve këtë fundjavë, mesazhi im është i thjeshtë: partneriteti ynë vjen me përgjegjësi.
I inkurajoj udhëheqësit politikë që ta bëjnë integrimin në BE një përparësi, përtej ndarjeve politike, dhe të punojnë së bashku drejt këtij qëllimi të përbashkët.
Kosova ka nevojë për institucione të forta, të qëndrueshme dhe funksionale, të afta për të zbatuar reformat, duke shfrytëzuar mundësitë që ofron Bashkimi Evropian dhe duke përmbushur të gjitha angazhimet e Dialogut Beograd-Prishtinë”, ka shkruar Costa në “X”.
Kjo vizitë e Presidentit të Këshillit Europian në Kosovë, është pjesë e një turneu rajonal që ai ka nisur më 1 qershor në Sarajevë. Pas ndalesave në Tiranë, Shkup e Prishtinë ai do të vazhdojë më 4 qershor në Beograd, ndërsa më 5 qershor do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor në Tivat./Nacionale
Today I am in Pristina to reaffirm the EU’s continued support to Kosovo.
— António Costa (@eucopresident) June 3, 2026
I will meet the acting President @albulenahaxhiu_ , the caretaker Prime Minister @albinkurti and leaders of opposition parties.
As Kosovo heads to elections this weekend, my message is simple: our… pic.twitter.com/2vlkEtSkw6