Çollaku: Ligji për Paga paska qenë vetëm për rritje të pagave të qeveritarëve
Analisti Adrian Çollaku ka komentuar vendimin Qeverisë së Kosovës për caktimin e vlerës së koeficientit.
Ai ka bërë me dije se Ligji për Paga paska qenë vetëm për rritje të pagave të qeveritarëve.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se zyrtarët e tjerë publikë mund të flladiten.
“Ideja e Ligjit per Paga paska qene vetem rritja e pagave te qeveritareve. Te tjeret le te flladiten”, ka shkruar Qollaku.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurit, ka konfirmuar sot se vlera e koeficientit për pagat e zyrtarëve publikë për vitin 2023 do të jetë 105, ndërsa nga janari i vitit 2024, do të jetë 110.
“Në janar të vitit 2024, sipas përllogaritjeve të ministrisë së Financave, punës dhe transfereve, ai do të jetë 110.” – tha ai në mbledhjen e sotme të Qeverisë.
Deri me tani, pothuajse të gjitha sindikata janë shprehur të pakënaqura me caktimin e kësaj vlere.