CNN: Tetë anëtarë të një familjeje – pesë fëmijë - u vranë nga sulmi ajror izraelit në Rafah
Një sulm ajror izraelit la të vrarë tetë anëtarë të një familjeje në Rafah të Gazës të mërkurën në mbrëmje, sipas një gazetari që punon për televizionin CNN, i cili citoi zyrtarë të spitalit.
Sulmi ajror ndodhi në lagjen Al-Salam, në pjesën jugore të qytetit Rafah, raporton televizioni amerikan.
Trupat e viktimave – të gjithë të familjes Ayyad, që ishte zhvendosur nga qyteti Gaza, që shtrihet në pjesën veriore të enklavës – u sollën në spitalin “Abu Yousuf Najjar”.
Në mesin e tetë të vrarëve ishin pesë fëmijë, sipas një liste të ofruar nga një zyrtar i spitalit.
Televizioni CNN ka kërkuar koment nga ushtria izraelite për këtë rast.