CNN: Telefonata Trump-Putin ka përfunduar dhe shkoi "shumë mirë", thotë një burim rus - NACIONALE

CNN: Telefonata Trump-Putin ka përfunduar dhe shkoi "shumë mirë", thotë një burim rus

1 vit më parë

nga NACIONALE

Telefonata mes Presidentit rus Vladimir Putin dhe Presidentit amerikan Donald Trump shkoi “shumë mirë,” tha për CNN një burim rus me njohuri mbi bisedën.

Burimi konfirmoi se telefonata tashmë ka përfunduar.

I dërguari i posaçëm i Putinit, Kirill Dmitriev, shkroi në një postim në X se “bota është bërë një vend shumë më i sigurt sot” falë lidershipit të Putinit dhe Trumpit. Kremlini ende nuk ka publikuar një koment zyrtar mbi telefonatën.

Më herët, zëvendësshefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, Dan Scavino, tha se telefonata po shkonte “shumë mirë” kur dha një përditësim mbi ecurinë e saj në rrjetet sociale.

Lajme të ngjashme