CNN sjell emrat e kandidatëve potencialë për zëvendëspresident të Trump
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump së fundi është shpallur fajtor për 34 pika të aktakuzës rreth falsifikimit të dokumnteve biznesore.
Megjithatë, ai këto ditë ka një detyrë tjetër: Të vendosë se me kë do të garojë në zgjedhje.
Tani kur kanë mbetur vetëm pak ditë nga Konventa Kombëtare e Republikanëve, ku ish-presidenti pritet të zgjedhë zëvendëspresidentin e mundshëm të tij, burimet i kanë treguar CNN-it se kush janë emrat e mundshëm në mendjen e Trump.
Doug Burgum, Marco Rubio, J.D Vance, Tim Scott, Elise Stefanik, Ben Carson, Byron Donalds, Nikki Haley, Tom Cotton dhe Tulsi Gabbard, janë disa prej emrave që janë folur sipas mediumit të njohur.