CNN përmend dy kandidatë favoritë për komandant të ri të ushtrisë ukrainase - NACIONALE

CNN përmend dy kandidatë favoritë për komandant të ri të ushtrisë ukrainase

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Televizioni i njohur amerikan, CNN, përmes burimeve të veta ka marrë vesh se komandanti i ushtrisë ukrainase, Valery Zaluzhny, do të shkarkohet së shpejti nga presidenti Volodymyr Zelensky, ndërsa për këtë pozitë janë favoritë dy ushtarakë. Kush janë ata?

Njëri nga burimet e televizionit, komandant i lartë në ushtrinë ukrainase, tha se janë dy emra në veçanti që po diskutohen si pasardhës të mundshëm të Zaluzhny-t: Kyrylo Budanov dhe Oleksandr Syrskyi.

Budanovi, general 38-vjeçar, tash për tash është drejtor i Drejtorisë së Inteligjencës së Mbrojtjes. Ai njihet për lidhjet e forta me presidentin Zelensky dhe shihet si përfaqësues i një gjenerate të re të udhëheqësve ushtarakë.

Kur u pyet në një intervistë të martën nga televizioni CNN nëse ai do të bëhet komandant i ri i ushtrisë ukrainase, Budanovi e hodhi poshtë këtë pretendim, duke lënë të kuptohej se kishte pak gjasa që ai të ishte duke folur në televizion në atë moment, nëse një vendim i tillë porsa ishte marrë.

“Ne jemi në një luftë dhe të gjitha palët janë duke i përdorur të gjitha mjetet në dispozicion, përfshirë luftën me informata” – shtoi shefi i inteligjencës ushtarake.

Kandidati tjetër favorit, Oleksandr Syrskyi, tash për tash është komandant i Forcave Tokësore të Ukrainës.

Zyra e Syrksyi-t nuk i është përgjigjur përpjekjes së televizionit CNN për të siguruar një koment prej tij./Nacionale/Nasuf Abdyli

Lajme të ngjashme