Çmimet zyrtare të ilaçeve, Oda e Farmacistëve kundërshton Ministrinë e Vitisë: I pazbatueshëm
Oda e Farmacistëve të Kosovës ka lëshuar një komunikatë zyrtarë në lidhje me nisjen e zbatimit të vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë për zyrtarizimin e çmimeve të barnave.
Oda e Farmacistëve ka vlerësuar se ky vendim nuk është i zbatueshëm.
“Oda e Farmacistëve të Kosovës shpreh hapur kundërshtimin me vendimin e Ministrit të Shëndetësisë për listën zyrtarë të cmime , për shkak të kundërligjshmërisë dhe detyrimit të barnatoreve për ndërmarrjen e veprimeve të kudnërligjshme për vendosjen e cmimit të banderolave në produkte e cila sipas neni 11, paragrafi 6 i Ligjit për çmimin e produkteve medicinale ne ndërlidhje me UA për banderola është detyrim i subjekteve tjera dhe jo barnatoreve” – ka shkruar ndër të tjera kjo odë.