“Çlirohet” Lulzim Hetemi, shihet duke ecur në sheshin e Mitrovicës - NACIONALE

“Çlirohet” Lulzim Hetemi, shihet duke ecur në sheshin e Mitrovicës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi duket se pas shumë muajsh, madje gati një vit, ka dalë nga objekti i komunës.

“RTK” raporoton se ai është parë duke ecur në sheshin e Mitrovicës.

Prej fundit të majit 2023, Hetemi ndodhet brenda objektit të Komunës së Leposaviqit, pa dalë nga aty, pasi ishte vendosur brenda nën përcjellje të Policisë së Kosovës.

Në një intervistë për teleivizonin publik, ai kishte folur mbi këto zhvillime duke u shprehur:

“Nuk kam ardhur për të qëndruar gjatë tërë kohës në komunë, por rrethanat ishin të tilla, pasi kishim protesta të dhunshme të serbëve dhe nuk kemi mundur të lëvizim as natën e as ditën.” – kishte thënë ai.

Lajme të ngjashme