Clinton për Engel: Një aleat i pazëvendësueshëm, do të më mungojë shumë - NACIONALE

Clinton për Engel: Një aleat i pazëvendësueshëm, do të më mungojë shumë

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, ka reaguar pas vdekjes së ish-kongresistit, Eliot Engel.

Në një postim në rrjetin social X, Clinton ka thënë se Engel ka qenë një aleat i pazëvendësueshëm për të.

Tutje, Clinton, ka thënë se është mirënjohës për shërbimin e tij dhe se do t’i mungojë shumë.

‘’Elliot Engel ishte një mbrojtës i palodhur i zgjedhësve të tij, një aleat i pazëvendësueshëm për mua në çështjet e brendshme dhe ndërkombëtare, një mik i vërtetë dhe një njeri i mirë. Jam mirënjohës për jetën e tij të shërbimit dhe do të më mungojë shumë’’, ka shkruar ish-presidenti amerikan.

Lajme të ngjashme