Clark nesër viziton Kosovën, takohet me Abdixhikun
Ish-gjenerali i NATO-s, i cili udhëheqi fushatën ajrore kundër caqeve ushtarake serbe më 1999, Wesley Clark, pritet të vizitojë nesër Kosovën.
Clark do të pritet nesër nga ora 09:00 nga kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
“Kryetari Abdixhiku po ashtu Gjeneralit Clark i ndan Dekoratën dr. Ibrahim Rugova, për rolin historik dhe kontributin e tij për çlirimin e Kosovës”, thuhet në njoftimin e LDK-së.