Çitaku: Gjatë tre muajve të fundit Kurti ka qëndurar 45 ditë jashtë Kosovës - NACIONALE

Çitaku: Gjatë tre muajve të fundit Kurti ka qëndurar 45 ditë jashtë Kosovës

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Nënkryetarja e PDK-së, në një konferencë për medie ka ka kritikuar kryeministrin Kurti, i cili sipas saj në krizën më të madhe ekonomike, në vend se të merret me çmimet e produkteve bazë, ai po ikë nga Kosova.

“Në këtë kohë kur shumica e familjeve kosovare po ballafaqohen me krizën më të madhe ekonomike, me rritjen enorme të çmimeve të produkteve bazike për jetesë, kryeministri i vendit i cili do të duhej të ndërmerrte hapa për tejkalimin e krizës, ka zgjedhur që të ikë nga Kosova e të kalojë kohë nëpër vizita, të cilat thënë më së buti, do të mund të quheshin studimore”, ka thënë Çitaku.

Nënkryetarja e PDK-së ka thënë se Kryeministri Albin Kurti nuk po qeverisë me vendin – përkundrazi, ai po ikë prej përgjegjësisë që e ka marrë nga vota e qytetarëve.

“Nga njoftimet publike të qeverisë, vetëm gjatë tre muajve të fundit, kryeministri Kurti ka qëndruar 45 ditë jashtë Kosovës, por, pa sjell asnjë sukses të vetëm nga këto vizita të stërzgjatura dhe tërësisht atipike për një Kryeministër në detyrë. Gjysmën e kohës në 100 ditët e fundit, kryeministri Kurti e ka kaluar jashtë Kosovës”, ka shtuar nënkryetarja e PDK-së.