Çitaku: Zana ka të drejtë të shprehë mendimin e vet, mos kërcënoni - NACIONALE

Çitaku: Zana ka të drejtë të shprehë mendimin e vet, mos kërcënoni

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas sharjeve dhe kërcënimeve që janë bërë në drejtim të analistes Zana Avdiu.

Përmes një postimi në Facebook, Çitaku, ka shkruar se është në rregull mos me u pjatu me të gjithë për gjithçka.

Linçimet, kërcënimet, fyerjet, histeria, nuk kanë me na çu askund. Qetësonu pak. Në rregull është mos me u pajtu të gjithë për gjithçka. Në fakt, shyqyr që mendojmë ndryshe. Graniti nuk bëhet as më i madh e as më i vogël nga statusat tonë në Facebook. Vlerësimin për të e dha FIFA menjëhere pas lojës. U shpall lojëtar më i mirë i ndeshjes. E ne jo rrallëherë u kemi vënë barrë të rëndë mbi supe sportistëve tanë. Barrën e historisë, barrën e vënjes së drejtësisë. Shumë presion i madh", ka shkruar Çitaku.

Tutje ajo ka thënë se Zana ka të drejtë që të shprehë mendimin e vet, kundërshtone, por mos e linçoni dhe mos e kërcenoni.

E Zana ka të drejtë të pamohueshme me e shprehë mendimin e vet, i pëlqeu dikujtë a jo. Kundëtshtone, po mos linçoni. Mos kërcënoni”, ka përfunduar Çitaku.

Lajme të ngjashme