Çitaku u drejtohet deputetëve të VV-së: Po më vjen mirë që po flisni, bile gaz lotsjellës më s’po gjuani
Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, u është drejtuar me disa fjalë kolegëve të saj nga Lëvizja Vetëvendosje, duke ua përmendur gazin lotsjellës.
Sipas saj, PDK-ja është krenare që ka qenë pjesë e shtetndërtimit.
“Po më vjen mirë që po flisni. Flisni! Edhe pse nuk po ia qëlloni, flisni! Bile gaz lotsjellës e gurë më nuk po gjuani” – tha Çitaku.
“PDK-ja është krenare me historinë e saj. Ju do të skuqeni nga trashëgimia politike e institucionale” – shtoi ajo.
“Edhe ushtrinë me të cilën po krenoheni ju, ne e kemi bërë” – tha më tej ish-ministrja e Integrimeve Evropiane.