Çitaku: Teuta Hadri është simbol i rezistencës - NACIONALE

Çitaku: Teuta Hadri është simbol i rezistencës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka vlerësuar lartë kontributin dhe sakrificën e veprimtarës Teuta Hadri.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se rrugëtimi jetësor i Hadrit është dëshmi e gjallë e çmimit të lartë që Kosova ka paguar për liri.

Kosova sot është e lirë dhe e pavarur falë sakrificës dhe kontributit të grave dhe burrave përgjatë shumë gjeneratave. Teuta Hadri është simbol i rezistencës. Rrugëtimi i saj jetësor është dëshmi e gjallë e çmimit të lartë që kemi paguar për Kosovën dhe lirinë që e gëzojmë sot. E burgosur politike, mjeke dhe ushtare e UÇK-së, nënshkruese e Deklaratës së Pavarësisë. Heroinë e gjallë”, ka shkruar Çitaku.

Lajme të ngjashme