Çitaku: Qeveria për projekte të reja, gjysmën e parave i ka dhënë në komunat ku sundon - NACIONALE

Çitaku: Qeveria për projekte të reja, gjysmën e parave i ka dhënë në komunat ku sundon

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka thënë se shumica e investimeve kapitale për buxhetin e Qeverisë Kurti janë për projekte të qeverive paraprake.

Ajo përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se për projekte të reja, gjysma e parave janë ndarë për komunat që udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Sipas raporteve kredibile, janë mu keto pak komuna ku transparenca dhe ekzekutimi i projekteve kapitale është më e ulta. Pra paratë e taksapaguesve po ndahen në baza partizane.” – ka shkruar ajo tutje.

Çitaku në fund ka thënë se këto janë fakte e raporte dhe se “çdo gjë tjetër është propagandë”.

Postimi i plotë:

Shumica e investimeve kapitale për buxhetin e planifikuar të kesaj qeverie janë për projekte të moçme, të qeverive paraprake.

Ndërsa te projektet e reja, gjysma e parave janë ndarë për ato pak komuna ku sundon Vetëvendosja.

Sipas raporteve kredibile, janë mu keto pak komuna ku transparenca dhe ekzekutimi i projekteve kapitale është më e ulta. Pra paratë e taksapaguesve po ndahen në baza partizane.

Këto janë fakte. Numra. Raporte. Çdo gjë tjetër është propagandë, e vetmja fushë ku qeveria po shkëlqen.

Lajme të ngjashme