Çitaku: Plani franko-gjerman është pranuar nga Kosova edhe nga Serbia - NACIONALE

Çitaku: Plani franko-gjerman është pranuar nga Kosova edhe nga Serbia

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka deklaruar se plani franko-gjerman është pranuar edhe nga pala e Kosovës dhe nga pala e Serbisë, dhe sipas saj nuk është refuzuar nga Beogradi.

Këtë deklaratë Çitaku e bëri duke thënë se vetë nuk e ka parë këtë plan, por që kryeministri, Albin Kurti e ka ndarë me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi.

“Ne po besojm që plani që unë personalisht nuk e kamë parë, po që Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka ndarë me kryetarin e PDK-së, z. Memli Krasniqi, unë e di që edhe nga pala kosovare dhe nga ajo serbe është pranuar, nuk është refuzuar nga Beogradi. Është pranuar si një fazë për të vazhduar diskutime me tutje”, ka thënë Çitaku.

Tutje në RTV Dukagjini, Çitaku ka thënë se marrëveshja në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të ketë njohje reciproke në qendër.

ShBA-të që të jem më e hapur kanë thënë publikisht që marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë duhet që të ketë njohjen reciproke ne qendër. Dhe kjo është thënë edhe në mënyrë të shkruar dhe zyrtare nga vetë Shtëpia e Bardhë, nga dy ish-presidentët amerikanë”, ka shtuar ajo.

Lajme të ngjashme