Çitaku përkrahë takimin Kurti – Jasharaj: Më mirë vonë se kurrë, kthjellu kryeministër
Kryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës Vlora Çitaku, përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, teksa e quan “dramë të panevojshme”, ka përshendetur takimin e së nesërmës mes kryeministrit Albin Kurti dhe kreut të SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj.
Status i plotë:
Dramë e panevojshme. Po, ma mirë vonë se kurrë. Takimi i paraparë mes Kryeministrit dhe Kryesindikalistit Jashari është i mirëseardhur. Në demokraci duhet bërë kompromis edhe nëse ke të drejtë 100%.
Sot Kryeministri e takoi dhe e nderoi z. Faith, të cilin para pak vitesh e kishte quajtur kolonizator.
Ma mirë vonë se kurrë. Kthjellu, Kryeministër.