Çitaku për takimin Haxhiu-Kurti: Fotografia e një partie politike të papërgjegjshme, nën dirigjimin e një individi që i ka kapur institucionet - NACIONALE

Çitaku për takimin Haxhiu-Kurti: Fotografia e një partie politike të papërgjegjshme, nën dirigjimin e një individi që i ka kapur institucionet

2 orë më parë

nga NACIONALE

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, si dhe deputetja Vlora Çitaku, ka reaguar pas takimit të mbajtur mes u.d. Albulena Haxhiut, liderit të VV-së, deputetit dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe minoriteteve, edhe pas refuzimit nga PDK-ja, LDK-ja dhe Aleanca.

Çitaku tha, figurativisht, se kjo fotografi mes Haxhiut dhe Kurtit tregon një parti të papërgjegjshme, e cila dirigjohet nga një njeri që, siç tha ajo, po e mban shtetin peng.

Ajo tha se në orën 11:00 do të jenë sërish në Kuvend dhe se aty duhet të jenë edhe VV-ja dhe lideri i saj, deputeti Kurti.

“Fotografia e një partie politike të papërgjegjshme, nën dirigjimin e një individi, që i ka kapur institucionet, po e mban shtetin peng dhe po e përdor pushtetin për interesa politike, në dëm të drejtpërdrejtë të qytetarëve të Kosovës.

Vendin e keni në Kuvend, aty ku duhet ta materializoni vullnetin e qytetarëve dhe ta konstituoni Kuvendin.

Ju presim sot, në orën 11:00, në Kuvend!

Lajme të ngjashme