Çitaku: Për herë të parë Kosova është pala e sanksionuar në përballje me Serbinë
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka folur për takimin që do të mbahet sot mes kryeministrit, Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiqit.
Ajo ka thënë se për herë të parë Kosova shkon në dialog si palë e sanksionuar nga aleatët.
Çitaku ka thënë se krejt kjo po ndodhë për shkak të qasjes së papërgjegjshme dhe avantureske të kryeministrit, Albin Kurti.
“Sot, Kryeministri duhet të sillet përgjegjëshëm. Kosova është më e rëndësishme se egoja e tij.” – ka shkruar ndër të tjera ajo në Facebook.
Shkrimi i plotë:
Sot në Bruksel, Kosova ecë në një teren krejtësisht të panjohur.
Si rezultat i qasjes së papërgjegjëshme dhe aventureske të Albin Kurtit, për herë të parë në historinë tonë të re, që nga Rambuje e tutje, në përballje me Serbinë, Kosova është pala e sanksionuar nga aleatët tanë.
Sot, Kryeministri duhet të sillet përgjegjëshëm. Kosova është më e rëndësishme se egoja e tij.
