Çitaku nga Kosharja: Madhështore me pa nana që me aq dinjitet e mbajnë krenarinë kahas dhembjes
Nënkryetarja e PDK-së Vlora Çitaku ka vizituar Kosharen në 25 vjetorin e thyerjes së kufirit ndërmjet Kosovës e Shqipërisë nga ushtarët e UÇK-së.
Çitaku nga aty ka shkruar se ishte madhështore me pa nëna që me aq dinjitet e mbajnë krenarinë krahas dhembjes.
E plotë:
Në Koshare, sot takuam nëna, bashkëshorte, vajza e djem, motra, vëllezër e familjarë të heronjëve, të cilët, 25 vite më parë, thyen kufirin Kosovë – Shqipëri.
Të gjithë, pa përjashtim, na frymëzuan e na dhanë forcë – edhe pse do të duhej të ishte e kundërta.
Sa madhështore me pa nana që me aq dinjitet e mbajnë krenarinë krahas dhembjes.
Lavdi e përjetëshme dëshmorëve të kombit!