Çitaku: Ne s`jemi kult, jemi parti politike dhe mendimi ndryshe është gjë normale - NACIONALE

Çitaku: Ne s`jemi kult, jemi parti politike dhe mendimi ndryshe është gjë normale

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka folur edhe për pakënaqësitë që janë shprehur nga disa zyrtarë të lartë të PDK-së.

Në një intervistë për gazetën Nacionale, ajo ka thënë se në një parti demokratike, mendimet ndryshe janë gjë normale.

“Kjo është shumë normale. Në një parti demokratike, është shumë normale që jo secili vendim, jo secili orientimi të jetë konsensual. Në PDK edhe më herët, sa ka qenë kryetar z. Thaçi, edhe kur ka qenë kryetar z. Veseli, gjithmonë ka pasur zëra të ndryshëm. Ne nuk jemi kult, ne jemi parti politike dhe është normale që të mos pajtohemi të gjithë për gjithçka. Këto unë i shoh të natyrshme dhe të shëndetshme për një parti politike” - ka deklaruar ajo.

Ajo ka bërë me dije se këto pakënaqësi janë diskutuar në strukturat partiake.

“Sigurisht se i kemi diskutuar dhe debatuar. Sigurisht se PDK-ja duhet të bëjë më shumë. Mirëpo unë besoj se mënyra më e mirë për ta ndihmuar PDK-në është duke qenë aty, duke dhënë këshilla dhe rekomandime dhe duke dhënë vërejtje” - është shprehur.

Lajme të ngjashme