Çitaku në katër vjetorin e arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së: Dielli do të lindë përsëri
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar në katërvjetorin e arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale.
Çitaku përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë:
“Dielli do të lindë përsëri!”.
Ndryshe, sot bëhen katër vite nga arrestimi i Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit nga Gjykata Speciale.
Kurse, Jakup Krasniqi ishte arrestuar më 4 nëntor të vitit 2020.
Më shumë detaje: Katër vjet nga arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së, shtohen kritikat ndaj Speciales: Procesi gjyqësor po stërzgjatet