Çitaku: Ministria e Jashtme po linçon dhe persekuton personelin
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar Ministrinë e Punëve të Jashtme për linçim dhe persekutim të personelit.
Çitaku, e cila ka qenë ambasadore e Kosovës në SHBA, ka thënë se kjo ministri duhet t’i trajtojë njerëzit me respekt dhe dinjitet.
“Në Ministrinë e Punëve të Jashtme ka pasur mjaftueshëm hapësirë për përmirësime dhe ngritje të kapaciteteve. Fatkeqësisht, në vend të përmirësimit, po shohim rrënim, linçime dhe persekutim të personelit. Njerëzit duhet trajtuar me respekt dhe dinjitet”, ka shkruar Çitaku në profilin e saj në “Facebook”.