Vlora Çitaku me një rrëfim intersant: Walker ishte punëdhënsi im i parë - NACIONALE

Vlora Çitaku me një rrëfim intersant: Walker ishte punëdhënsi im i parë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka treguar një detaj interesant të jetës së saj përsonale.

Përmes një postimi në Facebook, Çitaku ka treguar se ish-shefi i OSBE-së William Walker ishte punëdhënësi i saj i parë.

Kënaqësi ta takoja sërish Ambasadorin Walker.

Ambasadori Ëalker është njeriu i parë, pas prindërve të mi, që më ka besuar dhe dhënë përgjegjësi. Ai ka qenë eprori im i parë në vjeshtë të vitit 1998 kur pata filluar punën me Misionin Verifikues të OSBE në Kosovë”, ka shkruar ish-ambasadorja e Kosovës, Vlora Çitaku.

Më tej, ajo kujton me fjalët më të mira ish-diplomatin amerikan.

“Edhepse atëbotë shumë e re në moshë (as 18 vjeçe) Ambasadori gjithmonë më ka trajtuar me respekt. Më ka mbrojtur dhe më ka mbështetur. Më ka dhënë vetëbesim.

Faleminderit Ambasador”, shkruan ajo.

Lajme të ngjashme