Çitaku, Kurtit: Harroje opozitën për një moment, a e din për çka kanë nevojë qytetarët? - NACIONALE

Çitaku, Kurtit: Harroje opozitën për një moment, a e din për çka kanë nevojë qytetarët?

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës e ka pyetur kryeministrin në detyrë, Albin Kurti nëse e di për çka kanë nevojë qytetarët.

Çitaku ka renditur disa prej çështjeve me të cilat përballen qytetarët e Kosovës.

“Pra, Kurti thotë se opozita paska nevojë për një “goditje” të re.

Sinqerisht, marre po më vjen për ty.

Harroje opozitën për një moment.

A e din për çka kanë nevojë qytetarët?

Pensioneri ka nevojë për pension dinjitoz, që të mos detyrohet të zgjedhë mes barnave dhe ushqimit.

Mësuesja ka nevojë për pagë që ia mundëson ta kalojë muajin me dinjitet.

Mjeku ka nevojë për barna dhe kushte për t’i trajtuar pacientët.

Polici ka nevojë për sigurim shëndetësor, uniformë e jetë dinjitoze.

Shërbyesit civilë kanë nevojë për kushte pune, jo për terror qeveritar.

FSK ka nevojë për integrim në NATO.

Bizneset kanë nevojë për qeveri që ua mundëson zhvillimin, jo që i lufton.

Mediat kanë nevojë për liri.

Këto janë hallet e qytetarëve.

Jo propaganda, jo armiqtë imagjinarë, jo “goditjet” politike.

Keq, Albin. Keq”.

Lajme të ngjashme