Çitaku: Kurti sikurse Vuçiqi e përdorë dialogun për të mbuluar skandalet e brendshme - NACIONALE

Çitaku: Kurti sikurse Vuçiqi e përdorë dialogun për të mbuluar skandalet e brendshme

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Vlora Çitaku, nënkryetare e PDK-së, ka dhënë një intervistë në emisionin “DPT te Fidani”, që udhëhiqet nga moderatori Fidan Jupolli.

Në këtë intervistë, zonja Çitaku vlerësoi se zgjedhjet janë të pashmangshme, por jo për shkak të dialogut.

Tutje, Çitaku theksoi se kryeministrit i Kosovës, Albin Kurti, po e përdorë dialogun për të mbuluar skandalet e brendshme.

“Unë mendoj që shkuarja në zgjedhje do të jetë e pashmangshme, jo për shkak të dialogut, sepse kryeministri që ky do të ishte si të themi opsioni i preferuar i kryeministrit. Mos harroni, kryeministri Kurti njëjtë sikurse edhe presidenti Vuçiq tash e shumë kohë dialogun e përdorin për të mbuluar skandalet e brendshme” – tha ajo në DPT te Fidani.

Lajme të ngjashme