Çitaku: Kurti po i fryen zjarrit të ndasive mes vëllezërve dhe motrave tona në Luginë - NACIONALE

Çitaku: Kurti po i fryen zjarrit të ndasive mes vëllezërve dhe motrave tona në Luginë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Nënëkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka akuzuar kryeministrin, Albin Kurti, se po i përçan shqiptarët në Ballkan.

Ajo ka thënë se pas ndërhyrjes së tij në Shqipëri e Maqedoni të Veriut, Kurti po mban tubim elektroal me një parti politike të shqiptarëve në Luginë të Preshëvës.

Në vend se të përpiqet t’i unifikojë ata, siç kishte bërë Shqipëria në zgjedhjet e fundit, Kurti po i fryen zjarrit të ndasive mes vëllezërve dhe motrave tona në Luginë.” – ka shkruar ndër të tjera ajo.

Shkrimi i saj:

Albin Kurti po e vazhdon vallen e përjçarjes së shqiptarëve në Ballkan.

Pas ndërhyrjes në zgjedhjet e Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut, sot paska takim elektoral me vetëm një parti politike të Luginës.

Në vend se të përpiqet t’i unifikojë ata, siç kishte bërë Shqipëria në zgjedhjet e fundit, Kurti po i fryen zjarrit të ndasive mes vëllezërve dhe motrave tona në Luginë.

Nuk kam arritur ende t’a kuptoj entuziasmin e Kurtit për përçarje e ndasi - por kjo gjë nuk ka sjellë asnjëherë diçka në dobi të shqiptarëve.

I papërgjegjëshëm deri në ekstrem.

Lajme të ngjashme