Çitaku: Kurti përballë Speciales nuk guxon ta hap gojën
Nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e PDK-së ka reaguar ashpër ndaj procesit në Gjykatën Speciale, duke e quajtur atë “deformim të drejtësisë” dhe “përndjekje”. Ajo ka theksuar se heshtja e institucioneve të Kosovës është e papranueshme dhe se mbrojtja e ish-liderëve të UÇK-së nuk bëhet me deklarata boshe, por me veprime konkrete institucionale.
Sipas saj, Ministria e Jashtme dhe Presidenca do të duhej ta kishin këtë çështje prioritet kombëtar, ndërsa ka kritikuar edhe kryeministrin Albin Kurti, i cili, sipas saj, “nuk guxon të hapë gojën përballë Speciales”.