Çitaku: Kurti kërcënoi hapur qytetarët e Kosovës se nuk do t'i mbështesë nëse s'ia votojnë vasalët e tij - NACIONALE

Çitaku: Kurti kërcënoi hapur qytetarët e Kosovës se nuk do t'i mbështesë nëse s'ia votojnë vasalët e tij

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj deklaratave të deputetit Albin Kurti, i cili në hapje të fushatës për balotazh paralajmëroi se komunat që nuk votojnë kandidatët e Vetëvendosjes mund të mbesin pa mbështetje nga buxheti i shtetit.

Çitaku e cilësoi deklaratën e Kurtit si “skandaloze dhe kërcënim të hapur ndaj qytetarëve të Kosovës”.

“Çfarë deklarate skandaloze nga Kryetari i VV sonte.

Ai kërcënoi hapur qytetarët e Kosovës, duke u thënë se nëse nuk votojnë për vasalët e tij në komuna, ai si Kryeministër nuk do t’i mbështesë.” – shkroi Çitaku.

Sipas saj, qeverisja e Kurtit është karakterizuar që nga dita e parë nga ndëshkimet politike ndaj komunave që nuk drejtohen nga Vetëvendosje.

“Në fakt, kjo nuk më befasoi. Ashtu ka qeverisur prej ditës së parë: me ndëshkim politik ndaj komunave që nuk udhëhiqen nga partia e tij. Ka komuna të qeverisura nga PDK që kanë përfituar 0 euro nga buxheti i Kosovës.

E megjithatë, këto janë po ato komuna që kanë kryesuar listat e organizatave të pavarura për transparencë, menaxhim të buxhetit dhe qeverisje të mirë.

Skandaloze ishte shkalla e arrogancës dhe përbuzjes ndaj qytetarëve.

A.K, ti fole sonte.

Por më 9 nëntor, qytetarët do të flasin.

Dhe atëherë do ta kuptosh se ky popull as nuk nënshtrohet, as nuk shantazhohet.” – përfundoi zonja Çitaku.

Lajme të ngjashme