Çitaku: Kosova më dha shumë gjëra që nuk blihen me para, i jam përjetë borxh - NACIONALE

Çitaku: Kosova më dha shumë gjëra që nuk blihen me para, i jam përjetë borxh

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se vendi i ka dhënë asaj shumë gjëra që nuk mund të blehen me para.

Çitaku përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, ka thënë se nuk ka abuzuar me fonde, e as me pozitë, dhe se nuk është pasuruar financiarisht.

“Po, mua Kosova më ka dhanë gjana të cilat nuk blihen me para. Ma ka dhënë nderin me e nënshkru deklaratën e pavarësisë. Ma ka dhënë nderin me shërby si deputete, ministre, ambasadore”, ka thënë tutje ajo.

Në fund, Çitaku ka thënë se “përjetë është borxh” ndaj Kosovës.

Postimi i plotë i nënkryetares së PDK-së:

Unë, përfaqësuesja e regjimit të vjetër 😀

Asnjëhere nuk kam abuzuar me fonde, e as me pozitë. Nuk jam pasuruar financiarisht.

Po, mua Kosova më ka dhanë gjana të cilat nuk blihen me para. Ma ka dhënë nderin me e nënshkru deklaratën e pavarësisë. Ma ka dhënë nderin me shërby si deputete, ministre, ambasadore.

Ma ka dhanë nderin me qenë pjesë e proceseve shumë ma të mëdha se une vet. Andaj, përjetë i jam borxh, e përjetësisht do t’i shërbej.

Lajme të ngjashme