Çitaku: “Kosova dhe Metohija” nga Prokuroria e Hagës është poshtërim, institucionet të reagojnë - NACIONALE

Çitaku: “Kosova dhe Metohija” nga Prokuroria e Hagës është poshtërim, institucionet të reagojnë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për përdorimin e termit “Kosova dhe Metohija” nga Prokuroria e Hagës.

Ajo ka thënë se ky është poshtërim, dhe ka kërkuar reagim nga institucionet.

Postimi:

Përdorimi i termit “Kosova dhe Metohija” nga ana e Prokurorisë së Gjykatës Speciale nuk është lapsus, as gabim i rastësishëm. Është një akt i qëllimshëm, i motivuar politikisht, që përbën jo vetëm një fyerje të rëndë për qytetarët e Republikës së Kosovës, por edhe sfidim i institucioneve dhe shtetit tonë.

Ky është një poshtërim. Testim i dinjitetit tonë si shoqëri, institucione, si shtet.

Të gjitha institucionet e Kosovës duhet reaguar urgjentisht dhe seriozisht.

Heshtja sot është aprovim nesër. Dhe nëse heshtim tani, historia nuk do të na falë.

Lajme të ngjashme