Çitaku komenton Raportin e Progresit për Kosovën: Lexim i pakëndshëm, kjo është Kosova nën masa ndëshkuese të BE-së
Ish-ministrja e Integrim Evropian, ka komentuar raportin e Progresit për Kosovën, i cili është publikua sot nga Komisioni Evropian.
Duke i përmendur masat ndëshkuese të BE-së, ajo ka vlerësuar se raporti tregon që Kosova ka bërë regres gjatë këtij viti.
Sipas nënkryetares së PDK-së, në rraste të rralla raporti tregon për pak progres.
“Lexim i pakëndshëm. Kjo është Kosova nën masat e B.E, sipas raportit të Komisionit Evropian. Regres. Ose ( rrallë ) pak progres, në rastin më të mirë”, ka shkruar Çitaku.