Çitaku i reagon Vuçiqit: Ta quash Albin Kurtin llum terrorist është e papranueshme dhe e neveritshme - NACIONALE

Çitaku i reagon Vuçiqit: Ta quash Albin Kurtin llum terrorist është e papranueshme dhe e neveritshme

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas ofendimeve që ka bërë Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq kryeminsitrit të Kosovës, Albin Kurti të cilit i'u referua si 'Ilum terrorist'.

Ajo nëpërmjet një postimi në Twitter, ka thënë se është e papranueshme dhe e neveritshme mënyra se si i referohet ai kryeministrit Kurti.

Unë jam në opozitë dhe punoj për ta mposhtur VV-në në zgjedhjet e ardhshme. Ka shumë me të cilat nuk jam dakord. Por të kesh Presidentin e Serbisë që i referohet kryeministrit të Kosovës Kurti si “llum terrorist”, është e papranueshme dhe e neveritshme”, thuhet në postimin e saj.

Lajme të ngjashme