Çitaku e PDK-së: Nëse VV do të realizonte një video për arritjet e tyre në qeveri, do të zgjaste vetëm 5 sekonda - NACIONALE

Çitaku e PDK-së: Nëse VV do të realizonte një video për arritjet e tyre në qeveri, do të zgjaste vetëm 5 sekonda

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas publikimit të videos së VV-së, ku opozita sulmohet ashpër.

Çitaku përmes një postimi në Facebook ka thënë se suksesi i VV-së në dy vitet e qeverisjes është "editimi i videove propagandistike".

Ajo shkroi se nëse VV do të prodhonte një video për arritjet e tyre në qeveri, do të ishte 5 sekonda.

Postimi:

Kujtojmë që vetëm disa orë pas raportimit nga media sllovene "Prava" se fondet e kompanisë GEN janë përdorur për fushatën e kryeministrit Kurti, faqja e Lëvizjes Vetëvendosje në Facebook ka publikuar një tjetër video që ka si synim goditjen e partive opozitare me titullin “Çka ka çka s’ka këto 2 vite në Kosovë?”

Lajme të ngjashme