Çitaku e PDK-së: Martin Berishaj duhet të kthehet në Kosovë për t’u përballur me drejtësinë
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pas deklaratave të ministres së Jashtme, Donika Gërvalla për çështjen e ambasadorit Martin Berishaj.
Ministrja Gërvalla sot tha se një ambasador nuk mund të shkarkohet siç tha ajo pa pasur fakte.
E për këtë deklaratë të ministres ka reaguar nënkryetarja e PDK-së Vlora Çitaku.
“Shkarkimi nuk mjafton, Ministre! Miliona euro në kesh nuk janë fjalë. Martin Berishaj duhet të kthehet në Kosovë dhe të përballet me drejtësinë. Menjëherë”, ka shkruar Çitaku.
