Çitaku e kritikon MPJD-në: E paska zhdukur historikun nga uebfaqja, paralajmërimi i Kurtit paska filluar
Vlora Çitaku, nënkryetare e PDK-së, e ka shkruar një status, në të cilin e ka kritikuar Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës për zhdukjen “nga historiku në ëeb faqe tërë aktivitetet, emrat, dokumentet dhe fotografitë e Ministrave paraprak”.
Tutje, ajo ka theksuar tutje se “zhdukja” e paralajmëruar nga kryeministri Albin Kurti tashmë paska filluar.
“Ministria e Punëve të Jashtme paska zhdukur nga historiku në ëeb faqe tërë aktivitetet, emrat, dokumentet dhe fotografitë e Ministrave paraprak ( përvec Glauk Konjufcës dhe Donika Gërvallës).
“Zhdukja” e paralajmëruar nga Kurti, tashmë paska filluar.
Kjo lloj sjellje është mjerim dhe marrëzi.” – shkroi ajo.