Çitaku demanton raportimet se VV i ka ofruar PDK-së postin e presidentit - NACIONALE

Çitaku demanton raportimet se VV i ka ofruar PDK-së postin e presidentit

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Zyrtarja e lartë e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, i ka quajtur "të pavërteta dhe spekulative" raportimet se Vetëvendosja i ka ofruar PDK-së postin e presidentit.

Postimi i Çitakut:

Lidhur me raportimet e fundit, sqarojmë se pretendimet se PDK-së i është ofruar posti i Presidentit janë të pavërteta dhe spekulative.

Sot, Partia Demokratike e Kosovës mbajti mbledhjen e Kryesisë dhe të Grupit Parlamentar, ku u vendos që në ditët në vijim të thirret Këshilli Drejtues për të diskutuar zhvillimet aktuale politike dhe për të përcaktuar hapat e mëtejshëm.

I bëjmë thirrje mediave që të mbështeten vetëm në informacionet zyrtare dhe të verifikuara.

PDK mbetet e hapur për bashkëpunim dhe e gatshme të ofrojë informata të sakta dhe në kohë për çdo çështje me interes publik.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin!

Lajme të ngjashme