Çitaku: A din dikush me më tregu qe sa ditë është Kryeministri në Greqi
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka kritikuar qëndrimin e gjatë të kryministrit, Albin Kurti në Greqi.
Çitaku ka thënë se kryeministrit Kurti do të duhej të kthehej pas dy dite pasi siç thotë ajo: “As Kryeministri i Greqisë nuk rrin aty 1 javë, e lëre më të tjerët”.
Tutje ajo ka thënë se Qeveria nuk është Kurti II por Qeveria Bislimi I.
Shkrimi i plotë i znj. Çitaku:
Sinqerisht, a din dikush me më tregu qe sa ditë është Kryeministri në Greqi?
Rëndom, në konferenca të tilla, Kryeministri shkon në hapje, e mbanë fjalimin/takimet dhe kthehet. Më së shumti 2 ditë.
As Kryeministri i Greqisë nuk rrin aty 1 javë, e lëre më të tjerët.
Kosovën po e qeverisë Besnik Bislimi. Duket se kjo është Qeveria Bislimi I, jo Kurti II.