Cili s'po e tregon të vërtetën? - Bislimi demanton Gërvallën për çështjen e reciprocitetit - NACIONALE

Cili s'po e tregon të vërtetën? - Bislimi demanton Gërvallën për çështjen e reciprocitetit

3 vjet më parë

nga Flakon Demaku

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe kryenegociatori për dialogun Kosovë-Serbi, Besnik Bislimi, e ka demantuar një deklaratë të ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Para kësaj, Gërvalla, përmes një cicërime në Twitter kishte demantuar të dërguarin special të BE-së, Miroslav Lajcak, kur ky pati thënë se shtyrja njëmujore u propozua nga Borrell, por me këtë nuk u pajtua kryediplomatja, e cila tha se ka qenë propozim amerikan.

Bislimi, në kundërthënie me deklaratat e ministres Gërvalla, tregoi në emisionin ‘RTK Prime’ se kërkesa për shtyrjen e reciprocitetit ka ardhur nga Borrelli, një ditë para fillimit të zbatimit të këtij vendimi.

Lajme të ngjashme